Lëkundje të shpeshta edhe pas tërmetit në Indonezi

Azia

Lëkundje të shpeshta edhe pas tërmetit në Indonezi

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:40
Indonezi

Ekipet e shpëtimit në Indonezi kanë hyrë në ditën e tretë të kërkimeve pas tërmetit të madh që e goditi vendin.

Të paktën 268 persona, përfshirë shumë fëmijë, kanë vdekur deri më tani. Rreth 151 persona mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1,000 janë plagosur.

Guvernatori i Javas Perëndimore, Ridwan Kamil, tha se rajoni kishte përjetuar rreth 140 goditje që nga tërmeti i së hënës.

Agjencia e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se më shumë se 2,200 shtëpi ishin dëmtuar dhe më shumë se 5,300 njerëz ishin evakuuar, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat