Gjashtëvjeçari gjendet i gjallë nën rrënoja, dy ditë pasi tërmeti shkundi Indonezinë

Azia

Gjashtëvjeçari gjendet i gjallë nën rrënoja, dy ditë pasi tërmeti shkundi Indonezinë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:51
Foto nga tërmeti

Një djalë gjashtëvjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie, pasi mbijetoi për më shumë se dy ditë nën rrënoja, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi një zonë të populluar të provincës West Java të Indonezisë.

Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se shpëtimtarët nxorën Azka Maulana Malik në fshatin Nagrak.

Djali u gjet pranë trupit të gjyshes së tij. Azka tani po trajtohet në spital. Ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e prindërve të tij më herët.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rajonin Cianjur, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave teksa mësimi në shkolla ishte duke u zhvilluar.

Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 271. Më shumë se një e treta e të vdekurve të konfirmuar janë fëmijë.

Rreth 2,043 njerëz u plagosën dhe 61,800 janë zhvendosur. 40 persona mbeten të zhdukur, raporton CNN.

Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit”, një bandë rreth Oqeanit Paqësor që shkakton tërmete të shpeshta dhe aktivitet vullkanik. Një nga zonat më aktive sizmike në planet, ajo shtrihet nga Japonia dhe Indonezia në njërën anë të Paqësorit deri në Kaliforni dhe Amerikën e Jugut nga ana tjetër.

Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 në ishullin Sumatra në Indonezinë veriore shkaktoi një cunami që goditi 14 vende, duke vrarë 226,000 njerëz përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian, më shumë se gjysma e tyre në Indonezi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat