12 fëmijë vdiqën si pasojë e fruthit në Mumbai

Azia

12 fëmijë vdiqën si pasojë e fruthit në Mumbai

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:24
Mumbai

Fruthi shkaktoi vdekjen e 12 fëmijëve në qytetin perëndimor indian të Mumbait dhe zonat përreth, informuan autoritetet.

Vdekja e parë është raportuar rreth datave 26-27 tetor, kur tre fëmijë kanë vdekur brenda 48 orëve.

Qyteti kishte 233 raste të konfirmuara këtë vit deri të mërkurën - një rritje trefish nga 92 raste dhe dy vdekje të raportuara në vitin e kaluar.

Autoritetet thanë se një përpjekje e ngadaltë e vaksinimit mes pandemisë Covid ka kontribuar në rritjen e infeksioneve.

Vdekja e fundit e raportuar, të martën, ishte e një foshnjeje tetë muajshe, e cila ishte imunizuar pjesërisht, informoi organi lokal komunal.

Fruthi është shumë ngjitës - madje më shumë se Covid - dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët më pak se pesë vjeç.

Sëmundja, e cila shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës MMR.

Ka pasur disa shpërthime të mëdha në të gjithë Evropën, ku marrja e vaksinës MMR ka qenë e ulët.

Nëntë në çdo 10 persona mund ta marrin fruthin nëse janë të pavaksinuar dhe të ekspozuar.

Përveçse shkakton një skuqje të veçantë, fruthi mund të çojë në komplikime të rënda si në pneumoni dhe inflamacion të trurit dhe ndonjëherë mund të jetë fatal.

Vaksinimi mund të largojë pothuajse të gjitha këto rreziqe, shkruan BBC.

Kur një përqindje e lartë e popullsisë mbrohet përmes vaksinimit, bëhet më e vështirë që sëmundja të kalojë mes njerëzve.

Por, që nga fillimi i pandemisë Covid, ka pasur një rënie shqetësuese të numrit të fëmijëve që marrin këto vaksina në kohë.

Autoritetet në Mumbai thanë se rreth 20,000 fëmijë nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit në kohë për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat