Vdes ish-udhëheqësi kinez

Azia

Vdes ish-udhëheqësi kinez

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Jiang Zemin

Ka vdekur në moshën 96 vjeçare ish-udhëheqësi i Kinës Jiang Zemin, i cili erdhi në pushtet pas protestave në Sheshin Tiananmen.

Media shtetërore raportoi se ai vdiq pak pas mesditës të së mërkurës.

Një nga figurat kryesore të historisë kineze në dekadat e fundit, ai kryesoi një kohë ku Kina u hap në një shkallë të gjerë dhe pa rritje me shpejtësi të lartë.

Vdekja e tij vjen gjersa Kina po përballet me protestat më serioze që nga Tiananmen, me shumë sish që demonstrojnë kundër kufizimeve të Covid.

Jiang u ngrit në pushtet pas goditjes së përgjakshme të vitit 1989 ndaj protestuesve në dhe rreth sheshit Tiananmen të Pekinit, gjë që çoi në izolimin ndërkombëtar të Kinës.

Ngjarja ndezi një luftë të ashpër për pushtet në krye të Partisë Komuniste të Kinës midis reaksionarëve të linjës së ashpër dhe reformatorëve.

Kjo bëri që Jiang, i cili fillimisht ishte parë si një burokrat i plogësht, të ngrihej në poste të larta. Ai u zgjodh si një lider kompromisi, me shpresën se do të bashkonte vijën e ashpër dhe elementet më liberale.

Nën drejtimin e tij, u krijua një ekonomi e frikshme, me ç’rast komunistët shtrënguan kontrollin e tyre mbi pushtetin dhe Kina zuri vendin e saj në tryezën e lartë të fuqive botërore.

Ai mbikëqyri dorëzimin paqësor të Hong Kongut në 1997 dhe hyrjen e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në 2001, e cila ndërthuri ekonominë e vendit me atë të komunitetit ndërkombëtar.

Por reformat politike u vunë gjithashtu në një anë dhe ai u kritikua për shtypjen e ashpër të sektit fetar Falun Gong në 1999, i cili u pa si një kërcënim për Partinë Komuniste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat