Çfarë ndodhi? Avioni bën ulje emergjente pas kërcënimit me bombë

Azia

Çfarë ndodhi? Avioni bën ulje emergjente pas kërcënimit me bombë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:39
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Narita, në periferi të Tokios, me destinacion Fukuoka.

Një aeroplan bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Chubu në Japoninë qendrore pas një kërcënimi me bombë, sipas mediave japoneze duke cituar burime policore.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Narita, në periferi të Tokios, me destinacion Fukuoka.

NHK TV raportoi se 149 udhëtarë kishin blerë bileta për fluturimin. NHK tha se telefonuesi anonim pretendonte se kishte vendosur 100 kilogramë eksploziv në ngarkesën e avionit dhe kërkoi të fliste me menaxherin ose ai do ta shpërthente.

Menjëherë pas uljes, pasagjerët u larguan me nxitim nga avioni. 

Asnjë eksploziv nuk është gjetur në bordin e avionit. Zëdhënësi i aeroportit Chubu tha se fluturimet kishin rifilluar pas një pezullimi prej katër orësh dhe incidenti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat