Udhëheqësi kinez Xi, thirrje për rritjen e standardit të ushtrisë

Azia

Udhëheqësi kinez Xi, thirrje për rritjen e standardit të ushtrisë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 18:01
Udhëheqësi kinez Xi Jinping

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armatosura të vendit të veprojnë me shpejtësi për të arritur "standarde të klasit botëror".

Ai i bëri komentet në një fjalim të mërkurën, disa ditë pasi paralajmëroi se vendi kërcënohej nga një fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të "frenuar, izoluar dhe shtypur Kinën".

Fjala e zotit Xi para delegatëve të një asambleje ceremoniale që përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare Popullore, krahun ushtarak të Partisë Komuniste në pushtet, si edhe Policinë e Armatosur Popullore paraushtarake, u publikua nga agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua.

Udhëheqësi kinez, që është gjithashtu edhe kreu i partisë dhe komisionit që kontrollon forcat e armatosura, përmendi gjithashtu nevojën për "arritjen e objektivave deri në njëqindvjetorin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në 2027".

Sipas disa vëzhguesve amerikanë, Pekini synon që deri atëherë të ketë aftësinë për të pushtuar Tajvanin, një ishull që vetëqeveriset dhe një aleat i Shteteve të Bashkuara, që ndihmohet ushtarakisht nga Uashingtoni./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat