Tensionet Kinë-Tajvan, ushtari i humbur gjendet në brigjet kineze

Azia

Tensionet Kinë-Tajvan, ushtari i humbur gjendet në brigjet kineze

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:26
Ushtaret

Një ushtar tajvanez, i cili u zhduk javën e kaluar nga një ishull pranë brigjeve kineze është gjetur në Kinën kontinentale.

Kështu u shpreh një zyrtar i Tajvanit, duke rritur mundësinë e një dezertimi shumë të pazakontë mes tensioneve të rritura me Kinën, shkruan CNN.

Ushtari u raportua i zhdukur në ishullin Erdan, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, duke shtuar se kishte ngritur një forcë speciale për ta gjetur atë.

Erdan është pjesë e ishujve Kinmen të kontrolluar nga Taipei dhe ndodhet 5 km larg qytetit kinez Xiamen. Vitet e fundit, Pekini ka rritur presionin ekonomik, diplomatik dhe ushtarak mbi Tajvanin, të cilën Kina e pretendon si të sajën, pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat