Kërcënoi një gjykatëse, merret vendimi për arrestimin e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan

Azia

Kërcënoi një gjykatëse, merret vendimi për arrestimin e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan

Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:44
Imran Khani

Gjykata në Pakistan ka dhënë vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Imran Khan, i cili nuk mori pjesë në seancën ku gjykohet me arsyen se ka kërcënuar një gjykatëse në gusht 2022.

Sipas raportimeve të derimëtanishme, në gjykatën e ulët në kryeqytetin Islamabad u mbajt seanca ku ish-kryeministri Khan u gjykua me arsyen se ka kërcënuar një gjykatëse në gusht 2022. Gjykata dha vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Khan me arsyen se nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ndërkohë i paqartë është fakti se nëse policia do të arrestojë apo jo Khan-in në banesën e tij, në zonën Zaman Park në Lahore. Vlen të theksohet se, kundër Khan-it ekzistojnë mbi 90 gjykime.

Qeveria e Imran Khani-it u rrëzua në prill 2022

Në votëbesimin parlamentar në Pakistan të mbajtur më 10 prill 2022, qeveria e Imran Khan-it ra me 174 vota “kundër”.

Shahbaz Sharif, vëllai i Naëaz Sharif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në votimin e mbajtur në Parlament më 11 prill 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat