Tajlandë: Stuhitë mbysin nëntë veta, katër prej tyre fëmijë

Azia

Tajlandë: Stuhitë mbysin nëntë veta, katër prej tyre fëmijë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Nga stuhia dhe erërat e forta u rrëzua çatia dhe qendra e aktiviteteve të një shkolle në veri të Bangkokut në Tajlandë, ku për pasojë nëntë persona vdiqën.

Në mesin e viktimave të së hënës mbrëma janë edhe katër fëmijë, duke përfshirë edhe një gjashtëvjeçar. Tetëmbëdhjetë të tjerë nga lëndimet që pësuan, u shtruan në spital.

Viktimat kishin shkuar brenda qendrës së aktivitetit për t’u strehuar nga shiu, e ku katër fëmijët, me dy prindërit e një anëtar të stafit të pastrimit të shkollës, humbën jetën. Departamenti meteorologjik njoftoi për shi të dendur në veri të Tajlandës gjatë gjithë javës.

E hëna ishte edhe fillimi zyrtar i sezonit të shirave, ku në muajt e parë reshjet janë goxha të dendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat