Përmbytjet në Afganistan/ 6 të vdekur dhe mbi 100 shtëpi të shkatërruara

Azia

Përmbytjet në Afganistan/ 6 të vdekur dhe mbi 100 shtëpi të shkatërruara

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:58
Afganistan

Gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë dhe katër gra, humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ku më shumë se 100  shtëpi u shkatërruan, sipas autoriteteve të vendit.

Një shtëpi është përmbytur ditën e djeshme nga ujërat në qytetin Firuzkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, duke shkaktuar vdekjen e tre grave dhe një fëmije, tha Abdul Ëahid Hamas, zëdhënësi i guvernatorit të provinces.

Mbi 100 shtëpi u shkatërruan plotësisht, si dhe rreth 2000 hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu janë dëmtuar edhe dy kanale vaditëse që ujitin pjesën më të madhe të arave të zonës.

Përmbytjet vijnë pasi Afganistani tashmë po përballet me një nga krizat më të këqija humanitare në planet: rreth 22.8 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë po përballen me pasiguri akute ushqimore dhe 3 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat