LIVE: Netanyahu merr vendimin për pengjet - por lëshon paralajmërimin e frikshëm për luftën kundër Hamasit

Azia

LIVE: Netanyahu merr vendimin për pengjet - por lëshon paralajmërimin e frikshëm për luftën kundër Hamasit

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 06:23 Përditësuar në ora: 22:43 më 21.11.2023
Benjamin Netanyahu

Netanyahu: Lufta do të vazhdojë, nuk do të ndalemi

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kundër Hamasit “derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”.

Në një deklaratë video të regjistruar përpara mbledhjes së kabinetit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh, ai tha zërat se lufta do të ndalohej sapo të liroheshin pengjet, janë një marrëzi.

Netanyahu e përshkroi kthimin e pengjeve si një “gol të shenjtë dhe të lartë”.

“Në luftë ka faza dhe në kthimin e pengjeve ka faza, por ne nuk do të ndalemi derisa të kemi fitore totale, derisa t’i kthejmë të gjitha”, tha ai, ndërsa shtoi se “kjo është detyra e shenjtë e të gjithëve ne.”

Eliminimi i Hamasit ishte gjithashtu një qëllim, tha ai, “dhe se nuk do të ketë asgjë në Gaza që kërcënon përsëri Izraelin”.

Kujtojmë se shumë shprejt pritet të arrihet një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve.

Thuhet se do të lirohen 50 pengje në një armëpushim 4 ditor. Nga ana tjetër, Izraeli do të lirojë palestinezët e burgosur.

Gjithashtu mësohet se pengjet e liruara do të jenë shtetas izraelitë.

BE: Ndihma palestineze nuk shkon për Hamasin, programet do të vazhdojnë

Bashkimi Evropian tha të martën se një rishikim i programeve të ndihmave të zhvillimit për palestinezët, i urdhëruar pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor, nuk gjeti prova se fondet përfundonin në dorën e grupit militant dhe se ndihma për palestinezët do të vazhdojë.

BE-ja është kontribuesi më i madh i një ndihme të tillë për palestinezët. Blloku ka caktuar 1.3 miliardë dollarë për programet e ndihmave për periudhën 2021-2024.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, njoftoi rishikimin e programeve dy ditë pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin nga Gaza, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë rreth 240 pengje, sipas të dhënave nga qeveria izraelite.

Zyrtarët thanë se rishikimi ishte urdhëruar si një masë paraprake, jo sepse ata kishin ndonjë të dhënë që paratë e BE-së përfundonin në duart e Hamasit.

“Inspektimi nuk gjeti të dhëna se paratë e BE-së kanë përfunduar drejtpërdrejt ose tërthorazi në duart e organizatës terroriste Hamas”, tha zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

Ndihma për zhvillim përdoret për projekte të hartuara për të pasur një ndikim afatgjatë, si pagat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor, dhe financimi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA. Kjo ndihmë është e ndarë nga ndihma humanitare, e destinuar për nevoja urgjente dhe gjëra thelbësore si ushqimi, uji dhe strehimi.

“Inspektimi gjeti se sistemi aktual i kontrollit ka funksionuar. Si rezultat, pagesa për përfituesit palestinezë dhe UNRWA do të vazhdojë pa asnjë vonesë”, u tha zoti Dombrovskis gazetarëve.

Komisioni tha se planet për të siguruar 82.5 milionë dollarë për projektet e infrastrukturës në Gaza që nuk ishin “të realizueshme në kontekstin aktual” do të përdoren për projekte të tjera.

​Ushtria izraelite pranon marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimin e përkohshëm me Hamasin

Ushtria izraelite ka pranuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm me grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës, njoftuan mediat lokale të martën.

"Ushtria planifikon të përdorë armëpushimin për të riorganizuar forcat e saj në përgatitje për zgjerimin e operacionit të saj tokësor në Gazën jugore," sipas transmetuesit publik KAN.

Sipas transmetuesit, marrëveshja e propozuar përfshin një armëpushim katër-ditor dhe lirimin e 50 izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite.

Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë mbahen nga Hamasi pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.128 palestinezë, duke përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.

Parlamenti skocez bën thirrje për armëpushim në Gaza

Anëtarët e parlamentit në Skoci votuan për të miratuar një mocion për të mbështetur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Kjo ndodhi pas një debati prekës dhe konsensual, raporton Al Jazeera.

19 deputetë votuan pro.

Ndërsa, 28 kundër, me të gjitha partitë – me përjashtim të partisë konservatore skoceze – që mbështesin mocionin.

Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se është “shumë afër” arritja e një marrëveshjeje për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan tha se kishte shpresë se disa nga pengjet do të kthehen në familjet e tyre “shumë shpejt”.

“Ne tani jemi shumë, shumë afër. Ne mund të kthejmë në shtëpi shumë shpejt disa nga pengjet”, tha Biden.

“Për momentin, gjërat po duken mirë”, shtoi ai.

Biden tha se nuk dëshiron të komentojë më shumë për këtë, për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.

Deklarata e Bidenit vjen pasi zyrtarë të Hamasit thanë se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Ndërkaq, zyrtarët izraelitë njoftuan se do të mbajnë të martën diskutime të nivelit të lartë për çështjen e pengjeve.

Më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona, kapi rob edhe afër 240 persona. Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, Izraeli ka shpëtuar një dhe trupat e pajetë të dy pengjeve janë gjetur afër spitalit Shifa në Gazë, ku ka pasur luftime të ashpra.

Mbi 11.000 persona janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përderisa Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin.o

Familjet e pengjeve nuk pajtohen me politikanët izraelitë për rikthimin e dënimit me vdekje

Familjet e izraelitëve që mbahen peng nga Hamasi, janë përleshur me politikanët e ekstremit të djathtë të vendit të tyre.

Kjo për faktin se politikanët duan të sjellin dënimin me vdekje, si një dënim të mundshëm për militantët e kapur palestinezë.

Sipas familjarëve të pengjeve izraelite, edhe bisedat për ta bërë këtë mund të rrezikojnë jetën e të afërmve të tyre.

Raportohet se Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshjeje, që do të sillte lirimin e një numri të konsiderueshëm të më shumë se 240 pengjeve të zënë nga militantët e Hamasit.

Por kjo mund të ndodhë në këmbim të një armëpushimi të kufizuar, dhe lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgu izraelit.

Se Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshjeje të mundshme për lirimin e pengjeve, e konfirmoi edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Ndryshe, zyrtarët izraelitë kanë dërguar mesazhe të përziera, duke mohuar vazhdimisht se një marrëveshje ishte afër, por gjithashtu duke lënë të kuptohet se po punohej në atë drejtim.

Çdo marrëveshje për të liruar pengjet, ka të ngjarë të përfshijë një pauzë të konfliktit që lejon shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza.

Deri më tani janë liruar vetëm katër pengje. Mendohet se 239 persona nga 26 vende të ndryshme janë ende në burg, duke përfshirë disa me shtetësi të dyfishtë.

Pengjet tashmë janë kërcënuar me ekzekutim nga Hamasi, dhe rrezikohen të lëndohen ose të vriten në ofensivën ushtarake të nisur nga Izraeli.

Kjo është arsyeja që familjarët e pengjeve e kanë kundërshtuar rikthimin e dënimit me vdekje të militantëve palestinezë.

Dënimi me vdekje mbetet në librat ligjorë të Izraelit, por i vetmi ekzekutim i urdhëruar ndonjëherë nga gjykata në Izrael ishte ai në vitin 1962, i Adolf Eichmann, një kriminel nazist lufte.

Gjykatat ushtarake izraelite, të cilat shpesh trajtojnë çështjet që përfshijnë palestinezë, kanë fuqinë të japin dënimin me vdekje me një vendim unanim të tre gjyqtarëve. 

Izraeli mbyll 255 biznese në Huwara, Bregun Perëndimor të pushtuar

Nga: A.Sh

Izraeli ka lejuar vetëm 45 biznese të operojnë në qytet që nga 7 tetori, sipas drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare në provincën e Nablusit.

“Kjo është pjesë e bllokadës ekonomike dhe politikës së ndëshkimit kolektiv të zbatuar nga autoritetet izraelite”, tha Bashar al-Saifi.

Gjatë kësaj periudhe, ushtria izraelite ka vendosur një mbyllje për ndërmarrjet tregtare dhe industriale në Huwara, "gjë që ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për njerëzit dhe tregtarët", tha ai.

Përveç bllokimit, Huwara ka qenë gjithashtu subjekt i sulmeve të rregullta nga kolonët izraelitë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes para arritjes së marrëveshjes me Hamasin: Na presin vendime të vështira

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe tha se shumë vendime të vështira po e presin Izraelin.

Kur bëhet fjalë për konfliktin me Hamasin, Gallant thekson se Izraeli është më afër synimit për ta mposhtur këtë organizatë.

“Ne po ecim hap pas hapi drejt eliminimit total të Hamasit dhe po i afrohemi kthimit të pengjeve në shtëpi”, tha Gallant.

Megjithatë, ai theksoi se Izraeli përballet me një sërë vendimesh të vështira, raporton timesofisrael.

“Mendoj se të gjithë do të duhet të marrim vendime të vështira, të rëndësishme në ditët në vijim. Nuk ka asnjë moment gjatë këtyre operacioneve, në këto 45 ditë, që të mos mendojmë për pengjet”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ndryshe, kabineti i luftës i Izraelit sonte do të mbajë një mbledhje në të cilën duhet të shqyrtohet vendimi për miratimin e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve, në hartimin e së cilës ka marrë pjesë si ndërmjetësues edhe Katari. 

Netanyahu do të mbajë mbledhjen e kabinetit të luftës

Nga: A.Sh

Më pak se një orë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se bisedimet për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza "po bëjnë përparim".

Në një shenjë tjetër që një marrëveshje e mundshme po bën përparim, ai ka njoftuar një seri takimesh këtë mbrëmje.

Ai do të mbledhë kabinetin e luftës izraelite në orën 18:00.

Kjo do të pasohet nga një seancë e kabinetit të sigurisë në orën 19:00.

Një orë më vonë, në orën 18:00 ai do të mbajë një mbledhje qeveritare.

Korrespondenti ynë i Lindjes së Mesme Alistair Bunkall tha se takimet janë një shenjë se marrëveshja është "afër"

Izraeli publikon disa pamje, thotë se tregojnë sulmuesin e Hamasit duke ekzekutuar një grua – në festivalin e mbajtur më 7 tetor

Izraeli publikoi të hënën disa pamje të kamerave të sigurisë nga festivali i mbajtur me 7 tetor, të cilat thuhet se tregojnë persona të armatosur nga Hamasi duke dëbuar pjesëmarrësit dhe ekzekutuar një prej tyre.

Mediat raportojnë se Izraeli po kërkon të shmangë kritikat ndërkombëtare për reagimin e tij ndaj sulmeve të Hamasit.

Por pavarësisht thirrjeve në rritje për armëpushim, Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë me fushatën e tij shkatërruese derisa Hamasi të zhduket.

Ndërkohë disa pamje të shpërndara thuhet se tregojnë persona duke vrapuar, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin festivalit që u shndërrua në masakër.

Në fund të videos, një nga gratë e ndjekura identiteti i së cilës nuk dihet, ulet në tokë, dhe personi i armatosur pranë saj ngre pushkën dhe e qëllon.

Vendndodhja e pamjeve u verifikua nga Reuters, duke u bazuar në shtrirjen e rrugës, pemët dhe ndërtesën afër e cila përputhej me imazhet satelitore të zonës.

Ndryshe, presioni mbi Izraelin po rritet për të rënë dakord për një armëpushim ndërkohë që qeveria e drejtuar nga Hamasi, ka deklaruar se janë vrarë të paktën 13,300 njerëz, duke përfshirë 5,600 fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat