Japonia u godit të enjten nga një tërmet i fortë, duke shkaktuar alarm për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi provincën Miyazaki.
Tërmeti u raportua rreth orës 07:42 GMT.
Më herët, USGS kishte thënë se magnituda ishte 6.9.
Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për provincat Kochi dhe Miyazaki.