Grupi Houthi i Jemenit pretendon se ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot të SHBA-së MQ-9 Reaper.
Sipas Houthis, droni ishte i përfshirë në “veprime armiqësore” në hapësirën ajrore të provincës Marib, në Jemen.
Informacioni u transmetua nga zëdhënësi i Houthi për çështjet ushtarake, Yahya Saria.
Kjo nuk është hera e parë që Houthi-t njoftojnë rrëzimin e një droni amerikan, që në fakt kanë një kosto të lartë, siç raportojnë mediat e huaja.