Izraeli paralajmëron ndërhyrje në jug të Libanit, paralajmërohen civilët që të largohen

Azia

Izraeli paralajmëron ndërhyrje në jug të Libanit, paralajmërohen civilët që të largohen

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë operacionet në bregdetin jugor të Libanit.

IDF i ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg plazheve në jug të lumit Awali, si dhe peshkatarët që të qëndrojnë larg zonës për një shtrirje prej 36 miljesh.

Ushtria nuk specifikoi se cilat operacione do të kryheshin sulmet, por zëdhënësi Avichay Adraee tha se injorimi i urdhrit do të përbënte një rrezik për jetën e banorëve.

Ushtria izraelite gjithashtu ka mbyllur aksesin në disa qytete në veriperëndim të Izraelit pas një vlerësimi të sigurisë.

Zonat si Shlomi, Rosh Hanikra, Hanita, Arab al-Aramshe dhe Adamit, janë tani brenda zonave të mbyllura ushtarake përgjatë kufirit me Libanin.

Ky është rajoni i katërt i mbyllur ushtarak pranë kufirit, që kur IDF nisi operacionet e saj tokësore në Liban javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat