Kinë, doganat pezullojnë importet e lëndës drusore amerikane

Azia

Kinë, doganat pezullojnë importet e lëndës drusore amerikane

Më: 5 mars 2025 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Doganat kineze njoftuan ndalimin e menjëhershëm të importit të të gjithë lëndës drusore nga SHBA, pasi zbuluan “praninë e dëmtuesve të pyjeve si brumbuj në trungje’’.

Masa, sipas një njoftimi vjen në ditën e hakmarrjes kineze ndaj tarifimeve amerikane, synon të parandalojë “futjen e dëmtuesve dhe të mbrojë prodhimin bujqësor dhe pyjor të Kinës”, si dhe “sigurinë dhe integritetin ekologjik”.

Dogana tërhoqi gjithashtu licencat për importimin e kokrrave të sojës në Dragon nga tre kompani amerikane sepse zbuluan një produkt të trajtuar me agjentë të ndaluar ose kërpudha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat