Momenti kur raketa izraelite godet spitalin në Khan Younis derisa gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë

Azia

Momenti kur raketa izraelite godet spitalin në Khan Younis derisa gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 17:57
Gazetari i Al Jazeera

Kameramani i Al Jazeera ka kapur momentin kur në sulmin ajror izraelit, goditet spitali Nasser në Khan Younis.

Fillimisht ishin dëgjuar disa krisma më të vogla dhe më pas u kuptua qartë se në sulmin ajror, izraelitët kishin shënjestruar spitalin Nasser – duke e goditur direkt katin e dytë.

Zjarri u përhap në masë të madhe brenda kompleksit si rezultat i sulmit ajror, kurse shumë autoambulanca u panë duke transportuar të lënduar që gjendeshin brenda spitalit.

Në anën tjetër, mjekët që trajtojnë të sëmurë në spital thanë se qindra të plagosur dhe të sëmurë gjendeshin në këtë spital.

Bëhet fjalë për të plagosur që e kanë pësuar në operacione të mëparshme izraelite në Rripin e Gazës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat