Paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Azia

Paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Më: 25 prill 2025 Në ora: 22:22
Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë

Tedros Adhanom Ghebreyesus madje insistoi në nevojën për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Pas njoftimit nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) se të gjitha furnizimet e tij ushqimore në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar të gjithë ndihmën për shtatë javët e fundit, ishin shteruar.

 Ghebreyesus paralajmëroi, duke shkruar në platformën X se “situata është e njëjtë për furnizimet mjekësore, ato po mbarojnë”, duke këmbëngulur se “kjo bllokadë duhet të përfundojë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat