LIVE: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, India dhe Pakistani pajtohen për armëpushim

Azia

LIVE: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, India dhe Pakistani pajtohen për armëpushim

Nga: Bota sot Më: 9 maj 2025 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 23:57 më 10.05.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Shpërthime me dronë në Kashmir, India akuza Pakistanit: Shkeli marrëveshjen!

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis dy vendeve, tha një burim pranë qeverisë indiane për AFP-në.

Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan herët në mbrëmjen e së shtunës në Srinagar, qyteti më i madh në Kashmirin Indian, dhe për pasojë energjia elektrike u ndërpre.

Kryeministri i Kashmirit Indian, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin, duke thënë “Çfarë dreqin ndodhi me armëpushimin? Shpërthimet dëgjohen në të gjithë Srinagarin”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Asnjë nga vendet nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportet. Ndërprerjet e qëllimshme të energjisë elektrike në rajonin e gjerë kanë qenë të shpeshta ditët e fundit, raportojnë mediat perëndimore.

India dhe Pakistani pajtohen për armëpushim

India dhe Pakistani kanë arritur të shtunën marrëveshje për armëpushim, pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund përleshjeve mes vete.

Ka javë që këto dy vende fqinje - të armatosura me armë bërthamore - kanë shkëmbyer zjarr ndaj njëri-tjetrit, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve muajin e kaluar për të cilin India e fajësoi Pakistanin.

Këto ishin përleshjet më të mëdha mes tyre ndër dekada dhe shkaktuan dhjetëra viktima civile në të dyja palët.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte i pari që njoftoi për arritjen e armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit, duke thënë se ato pajtohen për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

“Urime të dyja vendeve për përdorimin e arsyes së shëndoshë dhe inteligjencës së madhe. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Trump në Truth Social.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim të "plotë" dhe "jo të pjesshëm", duke shtuar se rreth dhjetëra vende ishin përfshirë në diplomacinë që e bëri të mundur këtë marrëveshje.

Disa orë para marrëveshjes, Pakistani e nisi një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes.

Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mbante emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte biseduar me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i kishte bërë thirrje të dyja palëve që të gjenin mënyra për ta shtensionuar situatën.

Rubio gjithashtu kishte ofruar ndihmën e SHBA-së për të nisur bisedime konstruktive në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Tammy Bruce, të premten.

Shërbimi i Forcave të Armatosura të Pakistanit për Marrëdhënie me Publikun (ISPR) tha se gjatë sulmeve të shtunën në mëngjes shkatërroi një depo ku India ruante raketat BrahMos. Ushtria tha se goditi edhe disa lokacione të tjera, përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe bazën ajrore Udhampur. Gjithashtu, theksoi se hodhi raketa Fatah 1 ndaj këtyre dy bazave indiane.

Ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.

“Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në rrjetin X.

“Dronët armiqësorë u shkatërruan menjëherë nga njësitë tona të mbrojtjes ajrore”, tha ajo.

Burime të sigurisë pakistaneze pretenduan gjithashtu se ishte kryer një sulm i sinkronizuar kibernetik dhe se energjia elektrike në disa qytete ishte ndërprerë.

Pakistani tha më herët se raketat, të lëshuara nga India, kishin rënë në disa lokacione të ndryshme në territorin pakistanez.

Njëra nga raketat goditi bazën ajrore Noor Khan në qytetin Raëalpindi. Kjo bazë është selia e ushtrisë dhe ndodhet më pak se 30 kilometra nga ndërtesat kyçe si Shtëpia Presidenciale, Parlamenti dhe rezidenca e kryeministrit në kryeqytetin Islamabad.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, menjëherë pas sulmeve të mbrëmjes së 9 majit, drejtori i përgjithshëm i ISPR-së, gjeneral Ahmad Sharif, tha se ishte penguar një sulm i Indisë që kishte si objektiv bazën ajrore Noor Khan.

Ai shtoi se dy raketa të tjera ishin lëshuar drejt bazave të tjera ajrore – Murid dhe Shorkot. Sharif pretendoi gjithashtu se India kishte lëshuar disa raketa edhe në Afganistan.

Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.

Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.

India dhe Pakistani, të cilët fituan pavarësinë nga Britania në vitin 1947, kanë zhvilluar tri luftëra të plota në vitet 1948, 1965 dhe 1971, si dhe një konflikt të kufizuar në vitin 1999.

Çështja kryesore mbetet lugina e Kashmirit, të cilën India e konsideron pjesë të pandashme, ndërsa Pakistani e sheh si “çështje të papërfunduar të ndarjes” të nënkontinentit indian.

Kashmiri është i ndarë mes tri vendeve me armë bërthamore. India kontrollon rreth 45 për qind të tij, Pakistani rreth 35 për qind, dhe Kina – pas një lufte të shkurtër me Indinë në vitin 1962 – mban 20 për qind./REL

Pakistani nis një operacion ushtarak kundër Indisë, sulmon dy baza ajrore

Pakistani e ka nisur një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes. Kjo lëvizje shënon përshkallëzim tjetër të madh të tensioneve mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mban emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, thirri një mbledhje urgjente të Autoritetit të Komandës Kombëtare për të shtunën. Ky autoritet, ndër të tjera, merret me çështjen e armëve bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për ta shtensionuar situatën.Rubio gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA-së për të nisur bisedime konstruktive në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Tammy Bruce.

Shërbimi i Forcave të Armatosura të Pakistanit për Marrëdhënie me Publikun (ISPR) tha se është shkatërruar një depo ku India ruante raketat BrahMos. Ushtria tha se ka goditur edhe disa lokacione të tjera, përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe bazën ajrore Udhampur. Gjithashtu, theksoi se ka hedhur raketa Fatah 1 ndaj këtyre dy bazave indiane.

Ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.

“Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në rrjetin X.

“Dronët armiqësorë u shkatërruan menjëherë nga njësitë tona të mbrojtjes ajrore”, tha ajo.

Burime të sigurisë pakistaneze pretenduan gjithashtu se ishte kryer një sulm i sinkronizuar kibernetik dhe se energjia elektrike në disa qytete ishte ndërprerë.

Të njëjtat burime, që folën në kushte anonimiteti, shtuan se pala pakistaneze ka vendosur se, nëse India kryen sulme të tjera, do të goditen autostradat në Indi.

Pakistani tha më herët se raketat, të lëshuara nga India, kishin rënë në disa lokacione të ndryshme në territorin pakistanez.

Njëra nga raketat goditi bazën ajrore Noor Khan në qytetin Raëalpindi. Kjo bazë është selia e ushtrisë dhe ndodhet më pak se 30 kilometra nga ndërtesat kyçe si Shtëpia Presidenciale, Parlamenti dhe rezidenca e kryeministrit në kryeqytetin Islamabad.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, menjëherë pas sulmeve të mbrëmjes së 9 majit, drejtori i përgjithshëm i ISPR-së, gjeneral Ahmad Sharif, tha se ishte penguar një sulm i Indisë që kishte si objektiv bazën ajrore Noor Khan.

Ai shtoi se dy raketa të tjera ishin lëshuar drejt bazave të tjera ajrore – Murid dhe Shorkot. Sharif pretendoi gjithashtu se India kishte lëshuar disa raketa edhe në Afganistan.Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.

Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.

India dhe Pakistani, të cilët fituan pavarësinë nga Britania në vitin 1947, kanë zhvilluar tri luftëra të plota në vitet 1948, 1965 dhe 1971, si dhe një konflikt të kufizuar në vitin 1999.

Çështja kryesore mbetet lugina e Kashmirit, të cilën India e konsideron pjesë të pandashme, ndërsa Pakistani e sheh si “çështje të papërfunduar të ndarjes” të nënkontinentit indian.

Kashmiri është i ndarë mes tri vendeve me armë bërthamore. India kontrollon rreth 45 për qind të tij, Pakistani rreth 35 për qind, dhe Kina – pas një lufte të shkurtër me Indinë në vitin 1962 – mban 20 për qind.

​India dhe Pakistani akuzojnë njëra-tjetrën për lëshimin e raketave në bazat ajrore

India thotë se Pakistani përdori raketa për të shënjestruar bazat e saj, disa orë pasi Pakistani akuzoi Indinë për shënjestrimin e tre bazave të saj ajrore ushtarake.

Ushtria e Indisë akuzon Pakistanin se po “përshkallëzon tensionet” dhe “provokon”, ndërsa ushtria e Pakistanit pretendon se ka shkatërruar sistemet mbrojtëse S-400 të Indisë - diçka që Delhi e mohon, raporton BBC.

Më herët këtë javë, India goditi objektiva në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë në Pahalgam muajin e kaluar - Islamabadi mohon përfshirjen.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për granatime ndërkufitare dhe sulme me raketa dhe dronë që kur India nisi operacionin e saj ushtarak, transmeton KosovaPress.

Kashmiri i administruar nga India ka parë një kryengritje dekadash e cila ka marrë mijëra jetë. India dhe Pakistani pretendojnë të dyja Kashmirin në tërësi.

Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif për të shprehur solidaritetin e tij pasi India goditi Pakistanin dhe Kashmirin me raketa, njoftoi presidenca turke.

Pakistani, i cili ka lidhje të forta me Turqinë, tha se kishte rrëzuar pesë aeroplanë indianë dhe u zotua të hakmerret më tej, në përplasjen më të keqe midis fqinjëve të armatosur bërthamor në më shumë se dy dekada.

Bëhet e ditur se gjatë telefonatës, Erdogan i tha Sharifit se Turqia mbështet atë që ai i quajti “politikat e qeta dhe të përmbajtura” të Pakistanit.

Erdogan tha gjithashtu se e konsideroi “të përshtatshme” thirrjen e Islamabadit për një hetim mbi një sulm militant islamik që shkaktoi krizën, shkruan Reuters.

Raportohet se militantët vranë 26 persona në Kashmir në sulmin e 22 prillit. Pakistani mohon akuzat indiane se ishte i lidhur me sulmin.

“Erdogan deklaroi se Turqia ishte e gatshme të bënte gjithçka që mundet për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se kontaktet e tij diplomatike në këtë drejtim do të vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Turqia e ka dënuar më parë sulmin e Indisë dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve të veprojnë me sens të përbashkët.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se veprimi i fundit ushtarak nga India krijon rrezikun e një “lufte të gjithanshme”.

Ankaraja mban gjithashtu lidhje të përzemërta me Indinë. 

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Dhjetë shpërthime janë dëgjuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar Srinagar në pjesën e Kashmirit të administruar nga India.

Shpërthimet pasuan ndërprerjet e shkaktuara nga predha të shumta, të cilat u panë në qiell mbi qytetin Jammu të administruar nga India më herët.

Bëhet e ditur se kjo vjen pasi tensionet midis Indisë dhe Pakistanit përgjatë vijës së kontrollit rreth rajonit të Kashmirit kanë vluar gjatë kësaj jave, duke çuar në frikën e një konflikti më të gjerë, shkruan skynew.

Të mërkurën në mëngjes India kreu sulme me raketa në Pakistan dhe pjesë të administruara nga Pakistani të rajonit të diskutueshëm.

Raportohet se hakmarrja vjen disa javë pasi 26 persona, kryesisht turistë indianë, u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur në një pjesë të Kashmirit muajin e kaluar.

Ndryshe, qeveria në Indi tha se goditi nëntë objekte “infrastrukture terroriste”, ndërsa Pakistani tha se nuk ishte i përfshirë në sulmin e prillit dhe se vendet nuk ishin baza militante.

Aeroplani luftarak pakistanez rrëzoi dy aeroplanë luftarakë indianë, thonë zyrtarët amerikanë

Një aeroplan luftarak pakistanez i prodhuar nga Kina rrëzoi të paktën dy aeroplanë ushtarakë indianë të mërkurën, thanë për reuters dy zyrtarë amerikanë.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore indiane tha se nuk kishte koment kur u pyet për raportimin e reuters.

Performanca e aeroplanit luftarak kryesor kinez kundër një rivali perëndimor po vëzhgohet nga afër në Uashington për të kuptuar se si mund të veprojë Pekini në rast të një përballjeje mbi Tajvanin apo më gjerë në rajonin Indo-Paqësor.

Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se ekzistonte një besim i lartë se Pakistani kishte përdorur aeroplanin J-10 të prodhuar nga Kina për të lëshuar raketa ajër-ajër kundër aeroplanëve luftarakë indianë – duke rrëzuar të paktën dy prej tyre.

Një tjetër zyrtar tha se të paktën një nga aeroplanët indianë të rrëzuar ishte një Rafale i prodhuar nga Franca.

Të dy zyrtarët theksuan se aeroplanët F-16 të Pakistanit, të prodhuar nga kompania amerikane, Lockheed Martin, nuk ishin përdorur në këtë përballje.

India nuk e ka pranuar humbjen e ndonjë aeroplani, përkundrazi, ka deklaruar se ka ndërmarrë sulme të suksesshme kundër asaj që e përshkroi si infrastrukturë “terroriste” brenda Pakistanit.

Fuqitë botërore nga SHBA, Rusia deri te Kina kanë bërë thirrje për qetësi në një nga rajonet më të rrezikshme dhe më të populluara me armë bërthamore në botë.

Ndërsa reuters raportoi të mërkurën se tre aeroplanë indianë u rrëzuan, duke cituar zyrtarë lokalë indianë, ky është konfirmimi i parë perëndimor se avionët e prodhuar nga Kina u përdorën në këto rrëzime.

Në total, Pakistani thotë se ka rrëzuar pesë aeroplanë indianë në përballje ajrore.

​5 të tjerë të vrarë në kufirin e Kashmirit

Të paktën pesë persona të tjerë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë përgjatë Linjës së Kontrollit në Kashmirin e administruar nga Pakistani, me forcat pakistaneze të sigurisë që rrëzuan 48 drone të tjerë në sulmet gjatë natës, njoftoi të premten televizioni shtetëror pakistanez.

Pesë persona, përfshirë një grua dhe një djalë, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën të enjten mbrëma gjatë "qëllimeve pa dallim indiane në shënjestër të popullatës civile" përgjatë LoC, njoftoi transmetuesi, duke cituar zyrtarë të lartë të policisë në rrethet Kotli dhe Bagh në Kashmir të kontrolluar nga Pakistani.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga pala indiane për viktimat e fundit, pasi verifikimet e pavarura mes përplasjeve të vazhdueshme të armatosura mes ushtrive të dy vendeve me armë të rënda janë të vështira.

Linja e Kontrollit është një kufi de fakto që ndan territorin e diskutueshëm të Jammu dhe Kashmir midis Indisë dhe Pakistanit.

Sipas të dhënave të ndara nga zyrtarët pakistanezë, numri i vdekjeve që rezultojnë nga sulmet me raketa, gjuajtjet ndërkufitare dhe sulmet me dronë të Indisë është rritur në 39 në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani që kur Nju Delhi shpalli "Operacionin Sindoor" të martën vonë mbrëma, duke pretenduar se kishte goditur "infrastrukturën terroriste në nëntë lokacione fqinje" brenda saj. Zyrtarët pakistanezë raportuan 75 të plagosur, transmeton Anadollu.

Dronët indianë Harop, të prodhuar nga Izraeli, kanë pushtuar hapësirën ajrore pakistaneze që nga mbrëmja e së mërkurës vonë, shtuan ata.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit Khawaja Asif i tha parlamentit në Islamabad se sulmet me dronë indiane kishin për qëllim zbulimin e vendndodhjeve brenda vendit me rreth 250 milionë banorë.

"Kjo është arsyeja pse dronët nuk u kapën në mënyrë që vendndodhjet tona të mos rrjedhin," tha ai të premten. “Dhe kur ata (dronet) ishin në një kufi të sigurt, ne i rrëzuam ata.”

Të paktën 16 persona u vranë përgjatë LoC në Kashmirin e administruar nga Indiani, sipas Ministrisë së Mbrojtjes indiane.

Mes tensioneve të vazhdueshme, shefi kleriku i Kashmirit, Mirwaiz Umar Farooq i kërkoi Indisë dhe Pakistanit që "të de-përshkallëzohen urgjentisht dhe të mos ecin në këtë rrugë të rrezikshme, e cila mund të çojë vetëm në shkatërrim".

India pretendon se Pakistani ka nisur sulme të shumta përgjatë kufirit perëndimor

Forcat e armatosura pakistaneze kanë ndërmarrë “sulme të shumta” duke përdorur dronë dhe municion tjetër përgjatë gjithë kufirit perëndimor të Indisë të enjten në mbrëmje dhe të premten në mëngjes, ka njoftuar ushtria indiane, ndërsa konflikti midis dy vendeve me armë bërthamore është intensifikuar.

Përplasjet janë përshkallëzuar që kur India të mërkurën goditi disa lokacione në Pakistan, për të cilat tha se ishin “kampe terroriste”, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës muajin e kaluar në rajonin e trazuar të Kashmirit, në të cilin, sipas zyrtarëve indianë, ishte i përfshirë Islamabadi.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat, por që atëherë të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit dhe kanë dërguar dronë në hapësirat ajrore të njëri-tjetrit, me pasojë vdekjen e 40 personave.

Ushtria gjithashtu ka deklaruar se trupat pakistaneze kanë bërë “shumë shkelje të armëpushimit” përgjatë kufirit midis dy vendeve në Kashmir.

“Sulmet me dronë janë zmbrapsur me sukses dhe është dhënë një përgjigje e përshtatshme ndaj shkeljes së armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se të gjitha sulmet do të marrin përgjigje me forcë, sipas agjencisë Reuters.

Islamabadi më herët ka mohuar se ka sulmuar qytetin Pathankot në shtetin indian Punjab, Srinagarin në luginën e Kashmirit dhe Jaisalmerin në shtetin Rajasthan, duke i cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe “politikisht të motivuara”. 

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Nga: A.Sh

Mbrëmë, India akuzoi Pakistanin se sulmoi tre nga bazat e saj ushtarake me dronë dhe raketa, një pretendim që Islamabadi e mohoi.

Ushtria Indiane tha të enjten se kishte penguar përpjekjet e Pakistanit për të sulmuar bazat e saj në Jammu dhe Udhampur, në Kashmirin e administruar nga India, dhe Pathankot, në shtetin Punjab të Indisë.

Shpërthime u raportuan të enjten në mbrëmje në qytetin Jammu në Kashmirin e administruar nga India, ndërsa rajoni hyri në errësirë.

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit i tha BBC-së se ata nuk ishin pas sulmit. "Ne e mohojmë, nuk kemi organizuar asgjë deri më tani," tha Khawaja Asif për BBC-në, duke shtuar: "Ne nuk do të sulmojmë dhe pastaj do të mohojmë".

Sulmet dhe incidentet e granatimeve përgjatë kufirit kanë nxitur frikën e një konflikti më të gjerë që mund të shpërthejë midis shteteve të armatosura me armë bërthamore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat