Zjarr në një ndërtesë në Indi, vdesin tetë persona

Azia

Zjarr në një ndërtesë në Indi, vdesin tetë persona

Më: 18 maj 2025 Në ora: 12:35
Indi

Të paktën tetë persona vdiqën dhe disa u lënduan.

Kjo si pasojë nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë pranë monumentit historik “Charminar” në qytetin jugor të Hyderabad, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve “Press Trust of India”.

Disa njerëz u gjetën pa ndjenja dhe u dërguan me urgjencë në spitale të ndryshme, sipas mediave lokale.

Sipas mediave, ndërtesa kishte një dyqan bizhuterish në nivelin e tokës dhe hapësirën e banimit sipër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat