​Të paktën 26 të vdekur në Indinë nga përmbytjet

Azia

​Të paktën 26 të vdekur në Indinë nga përmbytjet

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 08:11
Indi

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në shtetet verilindore të Indisë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në tre ditët e fundit, sipas zyrtarëve.

Tetë persona humbën jetën në përmbytje dhe rrëshqitje toke në shtetin Assam, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Shtetit Assam të shtunën vonë.

Ministri Federal Kiren Rijiju, i cili është anëtar i parlamentit nga shteti Arunachal Pradesh, tha se deri në shtatë persona kanë vdekur në një rrëshqitje toke "tragjike" në shtet, shkruan AA.

Në shtetin Meghalaya, gjashtë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me shiun në tre ditët e fundit.

Gjithashtu, në shtetin fqinj Mizoram, të paktën pesë persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut, tha të shtunën transmetuesi publik All India Radio.

Ushtria indiane tha se po u përgjigjet menjëherë kërkesave të qeverisë në shtetin Manipur, me ushtrinë dhe paraushtarakët që shpëtuan 800 civilë nga zonat e goditura nga përmbytjet në distriktet Imphal East dhe Imphal West të Manipurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat