Tragjedia me 241 viktima, i mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën

Azia

Tragjedia me 241 viktima, i mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Britaniku, i cili ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi javën e kaluar, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij në një funeral në Indinë perëndimore.

Vëllai i Vishwashkumar Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në avionin ku udhëtonin 242 persona, por nuk i mbijetoi tragjedisë.

Ramesh shihet duket mbajtur arkivolin ku ndodhej trupi i vëllatit të tij që dërgohet në krematorium në qytetin Diu, me krahun dhe fytyrën ende të mbuluar me fasha të bardha.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve të fundit në spital. Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua të enjten disa sekonda pasi u ngrit në fluturim nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad.

Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë në avion, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ndodhej në tokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat