Izraelitët hakojnë televizionin iranian

Azia

Izraelitët hakojnë televizionin iranian

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 23:57
Ilustrim

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se pati një ndërprerje në sinjalin satelitor dhe transmetimin e një videoje të pazakontë që u bënte thirrje qytetarëve të rebeloheshin kundër qeverisë.

"Nëse vini re mesazhe që nuk lidhen me programin ndërsa shikoni televizion, kjo është ndërhyrje armiqësore në sinjalin satelitor", tha televizioni shtetëror.

Videoja, e cila u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, akuzon regjimin iranian se "po i ka zhgënjyer popullit të vet" dhe u bën thirrje shikuesve të "marrin kontrollin e së ardhmes së tyre". Detajet e sulmit të supozuar të hakerëve nuk dihen ende, raporton KosovaPress.

Simboli i një luani shfaqet në cep të videos, dhe montazhi përdor gjithashtu imazhe të komandantëve të lartë iranianë të vrarë në Operacionin "Luani ngrihet" i Izraelit më 13 qershor.

U shfaqën gjithashtu pamje nga protestat masive të vitit 2022, të cilat shpërthyen pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim policor për dyshimin se kishte veshur gabimisht hixhabin. Slogani kryesor i protestave, "Gruaja, Jeta, Liria", u përdor së fundmi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ashtu si videoja, u bëri thirrje iranianëve të revoltoheshin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat