Koreja e Veriut i ka dënuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se ato rrezikojnë një luftë të përgjithshme në Lindjen e Mesme.
Në reagim, Koreja e Veriut e përshkroi veprimin e Izraelit si shkelje të paligjshme të sovranitetit të Iranit si dhe një krim kundër njerëzimit.
“Situata e rëndë aktuale, që po dëshmohet nga e gjithë bota, tregon qartë se Izraeli, i mbështetur dhe i përkrahur nga ShBA-ja dhe Perëndimi, është si kancer për paqen në Lindjen e Mesme dhe fajtor kryesor për shkatërrimin e paqes dhe sigurisë globale”, tha Koreja e Veriut, shkruan CNN.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se akoma nuk ka marrë një vendim nëse do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin Izrael – Iran.