Shkon në 89 numri i të plagosurve nga sulmi iranian në spitalin izraelit

Azia

Shkon në 89 numri i të plagosurve nga sulmi iranian në spitalin izraelit

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 12:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Luftimet mes Iranit dhe Izraelit po vazhdojnë.

Numri i personave të plagosur në valën e fundit të sulmeve ndaj Izraelit nga Irani është rritur në 89, sipas shërbimit të emergjencës izraelite Magen David Adom (MDA).

Goditjet e raketave rreth Tel Avivit dhe në jug të vendit kanë lënë tre persona të plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të moderuar, raporton BBC.

Mjekët thonë se shumë prej të plagosurve pësuan lëndime nga shpërthimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat