Netanyahu: Izraeli do të ‘sulmojë të gjitha’ objektet bërthamore të Iranit

Azia

Netanyahu: Izraeli do të ‘sulmojë të gjitha’ objektet bërthamore të Iranit

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2025 Në ora: 20:06
Benjamin Netanyahu.

Izraeli “ka fuqinë” dhe do të “godasë të gjitha objektet bërthamore” në Iran, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

Netanyahu nuk konfirmoi nëse kishte ndonjë afat kohor për operacionin e Izraelit kundër Iranit.

“Ne jemi në luftë; nuk do ta zbulojmë afatin kohor. Do t’i arrijmë të gjitha objektivat, do t’i godasim të gjitha objektet bërthamore — ne kemi fuqinë për ta bërë këtë”, i tha ai transmetuesit publik izraelit Kan, shkruan CNN, transmeton "Bota sot".

Netanyahu tha se Izraeli ka thyer “boshtin iranian”, duke treguar rënien e forcave të mbështetura nga Irani në rajon: Hezbollahut në Liban dhe regjimit të Asadit në Siri.

Netanyahu shtoi se Izraeli nuk priste një “dritë jeshile” nga Shtetet e Bashkuara, por tha se administrata Trump po e ndihmonte Izraelin me mbrojtjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat