Shpërthime tronditin disa zona të provincës Khuzestan në Iran

Azia

Shpërthime tronditin disa zona të provincës Khuzestan në Iran

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2025 Në ora: 21:35
Sulmet

Të premten, disa shpërthime tronditën pjesë të ndryshme të provincës jugperëndimore iraniane, Khuzestan, si pasojë e sulmeve të supozuara izraelite, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr News.

Sipas raportimeve, tre qytete — Ahvaz, Mahshahr dhe Andimeshk — ishin në shënjestër të sulmeve. Megjithatë, shpërthimi në Mahshahr nuk arriti të depërtojë brenda qytetit, por ndodhi në një zonë jashtë tij, duke shmangur dëme të drejtpërdrejta urbane, raporton Cnn.

Në qytetin e Ahvazit, raportohen dëme materiale në disa banesa rezidenciale, sipas Mehr News. Sipas të njëjtit burim, objektivi i mundshëm i sulmit mund të ketë qenë një hangar bosh.

Deri tani, nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen ose autorësinë e sulmeve. Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.

Zhvillime të mëtejshme priten në orët në vijim, teksa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat