9 ditë të konfliktit Izrael Iran

Azia

9 ditë të konfliktit Izrael Iran

Nga: Beqir Sina Më: 21 qershor 2025 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Zyrtarët evropianë kërkojnë të ringjallin diplomacinë e Iranit, ndërsa SHBA, po presin vendimin e Presidentit

"The Situation Room" with Wolf Blitzer and Pamela Brown,  një program lajmesh kabllor amerikan i transmetuar nga CNN, dhe nga më të ndjekurit në SHBA, ka bërë sot  një mbulim të thelluar të konfliktit Izrael Iran, konflikt që nisi më 12 qershor. 

Dhe, sot është në ditën e 9-të

Emisioni "The Situation Room" with Wolf Blitzer and Pamela Brown, nisi sot, ndërsa Anderson Cooper, raportoi nga një zonë e goditur nga sulmet iraniane në Tel Aviv, në ndërkohë, që bisedimet  për një zgjidhje diplomatike nisën po sot në Zvicër, tha CNN.

Zyrtarët iranianë dhe europianë u takuan sot në Gjenevë, në bisedime të cilat një burim iranian i tha CNN se filluan të tensionuara, por u bënë "shumë më pozitive", shumë shpejt.

CNN , tha se Irani deri tani  nuk ka rënë dakord të ndërpresë aftësinë e tij të pasurimit të uraniumit, tha burimi, duke e quajtur atë një "vijë të kuqe të guximshme".

Po ashtu CNN tha se bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se do të lejojë deri në dy javë për negociata para se të vendosë nëse do të nisë një sulm në Iran. 

Diplomacia me Iranin mund të rifillojë "lehtësisht" nëse Presidenti Trump urdhëron udhëheqjen e Izraelit të ndalojë sulmet ndaj vendit(Iranit), tha një zyrtar i presidencës iraniane për CNN. 

Ndërkohë, që Trumpi, tha sot se do të ishte "shumë e vështirë" për të që ta bënte këtë kërkesë.

Njëherisht, Washingtoni, tha sot se nuk ka pasur shenja të uljes së tensioneve në konfliktin 9 ditor, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, me të paktën disa raketa, dhe, një raketë iraniane u tha se goditi qytetin verior izraelit të Haifës. 

CNN tha se janë parë turma masive protestuesish në Teheran, sot gjatë gjithë ditës.

Sipas, "The Situation Room" në CNN  u tha se deri tani nuk ka të dhëna nga sondazhet nëse SHBA-të duhet të ndërhyjnë drejtpërdrejt në konfliktin Iran-Izrael, ngase Shtëpia e Bardhë, thotë se ato ndikojn në opinion amerikan.

Megjithatë, CNN dha një koment në një kontekst bazuar në ndjenjat aktuale dhe trendet historike të vëzhguara në platformat e rrejteve sociale si X dhe burime të tjera në internet.

Sipas këtij komenti thuhet se opinioni publik amerikan mbi ndërhyrjen e SHBA-së në konfliktet e huaja shpesh anon nga kujdesi. Shumë amerikanë janë të kujdesshëm ndaj përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake për shkak të përvojave të kaluara në Irak dhe Afganistan, me shqetësime në lidhje me përshkallëzimin, kostot dhe pasojat e padëshiruara. 

Një sondazh i Pew Research i vitit 2023 mbi politikën e jashtme të SHBA-së (jo specifik për Iran-Izrael) zbuloi se 49% e amerikanëve besojnë se SHBA-të duhet të jenë më pak të përfshira në konfliktet globale, ndërsa 32% mbështesin ruajtjen e niveleve aktuale dhe 17% favorizojnë më shumë përfshirje. 

Kjo sugjeron një ngurrim të përgjithshëm nga Washingtoni për ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Në X, tha CNN duke parë postimet rreth konfliktit Iran-Izrael pasqyrojnë pikëpamje të polarizuara. Disa përdorues të këtyre rrjeteve sociale argumentojnë për neutralitetin e SHBA-së, duke përmendur rreziqet e një lufte më të gjerë, ndërsa të tjerë avokojnë për mbështetjen e Izraelit për shkak të aleancave strategjike ose kundërshtimit të ndikimit të Iranit. 

Por tha komenti i CNN sot në "The Situation Room" with Wolf Blitzer and Pamela Brown, një sondazh specifik, është e vështirë të përcaktohet se ku qëndron opinioni amerikan në këtë konflikt. 

"Megjithëse, sipas rrjeteve sociale ndjenja anon kundër veprimit të drejtpërdrejtë ushtarak të SHBA-së, duke favorizuar diplomacinë ose sanksionet në vend të kësaj."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat