Vritet shkencëtari bërthamor iranian

Azia

Vritet shkencëtari bërthamor iranian

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Shkencëtari bërthamor iranian Isar Tabatabai-Qamsheh u vra, së bashku me gruan e tij, në një sulm izraelit.

Sulmi ndodhi gjatë një shkëmbimi zjarri midis Iranit dhe Izraelit në orët e para të mëngjesit, raporton agjencia e lajmeve Mehr e Iranit.

Më herët sot, ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë dy komandantë të Forcës Quds të Iranit, krahut të jashtëm të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Sipas raportimeve, Izraeli ka vrarë gjithsej gjashtë shkencëtarë të shquar bërthamorë iranianë gjatë javës së kaluar, raporton kp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat