Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka emëruar tre klerikë të moshuar si kandidatë për ta pasuar atë nëse ai vritet.
Sipas asaj që raporton New York Times, e cila u referohet tre zyrtarëve iranianë që kishin dijeni me këtë çështje, se në rast se vdes udhëheqësi suprem, kushtetuta e Iranit kërkon që Asambleja e Ekspertëve, një organ klerik prej 88 anëtarësh, të zgjedh një pasardhës.
Procesi është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në 1989.
Khamenei dëshiron të sigurojë një tranzicion të shpejtë, të rregullt në rast të vdekjes së tij. Pasi refuzoi planin izraelit për të vrarë Khamenein, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë javë se udhëheqësi suprem i Iranit është një objektiv i lehtë.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet ‘Udhëheqësi Suprem. Ai është një objektiv i lehtë por është i sigurt atje –Ne s’duam ta heqim qafe, të paktën jo tani për tani”, shkroi Trump në ‘Truth Social’
Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka përjashtuar as shënjestrimin e Khamenei, duke thënë se vdekja e udhëheqësit suprem nuk do të përshkallëzonte “konfliktin, por do t’i jepte fund konfliktit”.
Të enjten, ministri i Mbrojtjes Izraeli Katz shkoi më tej, duke deklaruar se Khamenei nuk mund të lejohet të “të vazhdojë të ekzistojë ” pasi një raketë iraniane goditi një spital në Izrael.
Duke përmendur zyrtarët, New York Times raportoi se zyrtarët e lartë në Iran po bëjnë përgatitje për një gamë të gjerë të rezultateve nëse lufta intensifikohet ndërsa Trump po merr në konsideratë nëse do të ndërhyjë SHBA, duke shtuar se zinxhiri i komandës së regjimit është goditur fort nga sulmet izraelite.