Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të shtunën se vendi i tij është i hapur për një marrëveshje të ngjashme me paktin bërthamor të vitit 2015 për të zgjidhur krizën aktuale me Izraelin, raportoi agjencia shtetërore IRNA.
“Sikurse në vitin 2015, jemi të gatshëm për një zgjidhje të negociuar,” tha Araghchi, duke theksuar se Izraeli është kundër diplomacisë dhe paqes, raporton CNN.
Ai shtoi se rikthimi në diplomaci kërkon ndalimin e agresionit dhe se nuk mund të ketë bisedime me SHBA-në ndërsa populli iranian është nën bombardime.
Marrëveshja e vitit 2015 kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por SHBA u tërhoq nga pakti në vitin 2018.