‘Moment vendimtar midis terrorit dhe shpresës’, thotë presidenti izraelit

Azia

‘Moment vendimtar midis terrorit dhe shpresës’, thotë presidenti izraelit

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2025 Në ora: 06:40
Isaac Herzog

Tani më shumë reagime nga zyrtarët izraelitë - dhe Presidenti Isaac Herzog falënderon Trump për "hapin e tij të guximshëm [i cili] i shërben sigurisë dhe mbrojtjes së të gjithë botës së lirë".

Ai thotë në X: "Në faqet e historisë njerëzore, ky është një moment kur parimet e lirisë, përgjegjësisë dhe sigurisë kanë triumfuar. Një moment vendimtar midis boshtit të terrorit dhe të keqes dhe boshtit të shpresës", shkruan ai.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit gjithashtu vlerëson Trump dhe Netanyahu për sulmet "historike" gjatë natës.

Israel Katz përgëzon presidentin amerikan për ndërmarrjen e veprimeve "me qëllim vazhdimin e operacionit izraelit" dhe sigurimin që Irani të mos ketë një armë bërthamore.

Ai thotë se aleanca e SHBA-së dhe Izraelit është më e fortë se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat