Shërbimi izraelit i emergjencës: 11 të plagosur pas sulmit të fundit iranian

Azia

Shërbimi izraelit i emergjencës: 11 të plagosur pas sulmit të fundit iranian

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 08:07
Izraeli

Shërbimi izraelit i emergjencës, Magen David Adom (MDA) ka thënë se 11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit të fundit iranit.

Në njoftimin e këtij shërbimi bëhet e ditur se personat e plagosur janë duke u dërguar në spital, raporton BBC.

Sipas MDA, në mesin e të plagosurve është edhe një me një plagë të rëndë në pjesën e sipërme të trupit. 

Ndërkaq 10 të tjerët kanë lëndime të lehta me mavijosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat