Kryeministri i Indisë bisedon me presidentin e Iranit lidhur me situatën në Lindjen e Mesme

Azia

Kryeministri i Indisë bisedon me presidentin e Iranit lidhur me situatën në Lindjen e Mesme

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 14:04
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pasi SHBA-ja sulmoi centralet bërthamore iraniane.

Udhëheqësi indian bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.

“Diskutuam në detaje për situatën aktuale. Shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimet e fundit.

 Gjatë bisedës telefonike bëra thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve, për dialog dhe diplomaci si rrugë përpara për rivendosjen e paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Modi në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat