Përderisa është e qartë se sulmet amerikane goditën centralin nëntokësor bërthamor të Iranit, Fordo, ende nuk ka mundësi që të vlerësohet dëmi i shkaktuar atje.
Kështu tha për CNN, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, Rafael Grossi.
Inspektorët e kësaj agjencie të OKB-së nuk kanë mundur të inspektojnë këtë central bërthamor që nga sulmet e para ajrore të kryera nga Izraeli më 13 qershor ndaj Iranit. Grossi tha se shpreson që ekipi i tij të mund të shkojë në këtë impiant nëntokësor sa më shpejt për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ai tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që në Fordo ka dëme të mëdha.
Grossi shtoi se “ne duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur, inspektorët duhet të jenë në gjendje të kthehen në objektet bërthamore të Iranit./REL