Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet e SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane tregojnë se vendi është "nxitësi kryesor" i sulmeve izraelite kundër Iranit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Pezeshkian akuzoi SHBA-në se “kanë tentuar të fshehin përfshirjen e tyre në fillim”, por tha se “në fund u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”, raporton BBC transmeton Bota sot.
Ai shtoi se sulmet iraniane ndaj Izraelit sot ishin një “përgjigje” ndaj sulmeve të SHBA-së, dhe se Izraeli “as nuk ka kapacitetin dhe as guximin të veprojë i vetëm” kundër Iranit.
Në orën e fundit, agjencitë gjithashtu raportojnë se Pezeshkian po merr pjesë në një protestë kundër sulmeve në Iran. Në videot e publikuara online, presidenti shihet duke ecur mes turmës, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart me protestuesit.