Izraeli kryen sulme ajrore në Iran: Vriten nëntë pjesëtarë të forcave iraniane të sigurisë

Azia

Izraeli kryen sulme ajrore në Iran: Vriten nëntë pjesëtarë të forcave iraniane të sigurisë

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2025 Në ora: 19:41
Ilustrim

Irani njoftoi se nëntë pjesëtarë të forcave të tij të sigurisë u vranë pas një sulmi ajror izraelit mbi dy objekte ushtarake në qytetin Yazd.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars, mes viktimave janë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare dhe dy ushtarë.

Izraeli nuk ka komentuar ende për sulmin, por Irani paralajmëroi se "do të përgjigjet në kohën e duhur".

Sulmi vjen mes tensioneve në rritje mes dy vendeve dhe shqetësimeve për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat