MSh e drejtuar nga Hamasi: Mbi 68 mijë persona janë vrarë në luftë

Azia

MSh e drejtuar nga Hamasi: Mbi 68 mijë persona janë vrarë në luftë

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 68 mijë 500 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Që kur armëpushimi hyri në fuqi, ministria thotë se janë regjistruar 94 vdekje, raporton BBC.

Në 24 orët e fundit, ministria bëri të ditur se në spitale kanë regjistruar dy vdekje.

“Dy trupa u nxorën nga rrënojat. Shtatë të tjerë raportohen gjithashtu të jenë plagosur”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat