Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi

Azia

Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 09:41
Benjamin Netanyahu

Izraeli ka konfirmuar identitetin e tre pengjeve të vdekur, trupat e të cilëve i mori nga Hamasi nëpërmjet Kryqit të Kuq në Gaza të dielën.

Testet mjeko-ligjore treguan se mbetjet ishin ato të ushtarëve izraelitë Kolonel Asaf Hamami, 40 vjeç, Kapiten Omer Neutra, 21 vjeç, dhe Rreshterit të Shtabit Oz Daniel, 19 vjeç, tha zyra e kryeministrit, shkruan BBC.

Konfirmimi do të thotë se tetë pengje të vdekur izraelitë dhe të huaj janë ende në Gaza.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të me Izraelin, e cila filloi më shumë se tre javë më parë, Hamasi pranoi të kthejë të 20 pengjet e gjallë dhe 28 pengjet e vdekur që mbante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat