​Tërmet i ri i fortë godet Japoninë veriore

Azia

​Tërmet i ri i fortë godet Japoninë veriore

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë 5.9 ballë sipas shkallës Richter goditi prefekturën Aomori të Japonisë veriore të mërkurën, në incidentin e dytë të tillë brenda tre ditësh.

Tërmeti ishte 30 kilometra në thellësi, me një shkallë intensiteti prej katër nga një maksimum prej shtatë, në orën 23:52 sipas kohës lokale (14:52GMT), raportoi Kyodo News, duke cituar Agjencinë Meteorologjike të Japonisë. Nuk u lëshua paralajmërim për cunami.

Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GEOFON) mati tërmetin të ishte 6.0 ballë dhe 48 kilometra thellësi, raporton KosovaPress.

Më herët të hënën vonë në mbrëmje, të paktën 50 persona u plagosën në një tërmet të fuqishëm 7.5 ballë që goditi Japoninë verilindore, me një paralajmërim për më shumë dridhje këtë javë.

Autoritetet paralajmëruan se rajoni mund të përjetojë një tërmet tjetër me intensitet të ngjashëm ose më të madh në ditët në vijim, dhe qeveria urdhëroi mijëra banorë të përgatiten për evakuim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat