IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 protestuesë

Azia

IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 protestuesë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 19:50
Protesta në Iran

Forcat e sigurisë iraniane kanë vrarë të paktën 3,428 protestuesë gjatë shtypjes së demonstratave.

Ndërsa më shumë se 10,000 persona janë arrestuar, njofton organizata Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji.

IHR tha se rritja e numrit të viktimave të verifikuara erdhi pas informacionit të ri nga brenda ministrive iraniane të shëndetësisë dhe arsimit, ku të paktën 3,379 persona u vranë gjatë kulmit të lëvizjes së protestës, nga 8 deri më 12 janar, njofton AFP.

Drejtori i grupit, Mahmood Amiry-Moghaddam, dënoi “vrasjen masive të protestuesve në rrugë gjatë ditëve të fundit”, ndërsa IHR paralajmëroi se shifra e re përfaqëson një “minimum absolut” dhe se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë më i lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat