Dy izraelitë, për të cilët u tha se ishin punëtorë ndërtimi, kanë vdekur sot, si pasojë e një sulmi me raketa që Irani kreu në Izraelin Qendror. Ata raportohet të kenë qenë rreth dyzet vjeç. Dy tjerë kanë pësuar lëndime të rënda nga copëzat e një rakete, e cila fillimisht ra në një rrugë të asfaltuar.
“Gjithçka ndodhi shpejt...kishte një ushtimë dhe pastaj erdhi shpërthimi. Nuk ia dolëm as të shkojmë në strehimore”, tha njëri nga punëtorët që shpëtoi i padëmtuar në këtë sulm, raporton TPSIL, përcjellë KosovaPress.
Ekipet emergjente dolën shpejt në vendngjarje, por pa mundur t’u ofrojnë ndihmë për shpëtimin e jetës dy viktimave “Ishte sulm direkt në punishte. Një njeri vdiq menjëherë, e tjetri u evakuua në gjendje serioze dhe jo stabile”, tha një mjek.
Pos në njerëz, raketat iraniane shkaktuan dëme materiale në ndërtesa dhe makineri. Ky është një ndër rastet e rralla kur projektilët e Teheranit arrijnë të qëllojnë tokën izraelite. Kjo pasi shumica nga ta, qofshin raketa apo dronë, shkatërrohen nga Mburoja e Hekurt, sistem ky mbrojtës ajror që e ka Izraeli.
Një rast tjetër, më i rëndë se ky i sotmi pati ndodhur javën e kaluar, ku vdiqën 8 veta, pasi Irani arritit të qëllojë qytezën Beit Shemesh, afër Jerusaemit.