Irani: Janë arrestuar 30 persona për spiunazh, edhe shtetas të huaj

Azia

Irani: Janë arrestuar 30 persona për spiunazh, edhe shtetas të huaj

Më: 10 mars 2026 Në ora: 17:03
Foto ilustruese

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi të martën arrestimin e 30 personave të akuzuar për spiunazh, mes tyre edhe një shtetas të huaj, në ditën e 11-të të luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të publikuar nga portali i lajmeve Mizan Online i gjyqësorit, i huaji kombësia e të cilit nuk u bë e ditur u arrestua në verilindje të Iranit, pasi dyshohet se “po spiunonte në emër të dy vendeve të Gjirit Persik”.

Ministria bëri të ditur se individi akuzohet për “transmetim te armiku informacioni në lidhje me vendndodhjen dhe lëvizjet e forcave të policisë dhe ushtrisë”, si edhe për informacione mbi instalimet ushtarake.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me kohën kur është kryer arrestimi i shtetasit të huaj apo të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat