​Lufta në Iran, goditet me raketë baza italiane

Azia

​Lufta në Iran, goditet me raketë baza italiane

Më: 12 mars 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një raketë ka goditur gjatë natës një bazë ushtarake italiane në Erbil, në rajonin kurd të Irakut, por nuk ka shkaktuar viktima, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Italisë.

Një raketë goditi bazën tonë në Erbil. Nuk ka viktima apo të plagosur mes personelit italian. Të gjithë janë mirë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë në rrjete sociale.

Në një mesazh të veçantë, Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se trupat u strehuan në një bunker gjatë sulmit dhe konfirmoi se të gjithë janë “mirë dhe të sigurt”, transmeton euroneës.

Italia aktualisht ka rreth 300 ushtarë të vendosur në Erbil, ku ata janë të angazhuar në trajnimin e forcave të sigurisë kurde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat