Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht Ravanchi mohoi sot raportet se Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit. Ravanchi duke folur për Agence France-Presse hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit.
“Aspak. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai kur u pyet në lidhje me pretendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për sulmet ndaj 28 anijeve iraniane që po vendosnin mina.
Ndërsa Irani ka bllokuar kryesisht transportin detar përmes Ngushticës, zëvendësministri iranian pohoi se vendet kanë kërkuar qasje po bashkëpunojnë me to.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei theksoi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të vazhdojë për të shërbyer si një mjet presioni ndaj SHBA-së dhe Izraelit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nga ana tjetër kërkoi të martën që Irani të largojë menjëherë çdo minë që ka vendosur në ngushticë dhe tha se do të përballet me pasoja ushtarake të paspecifikuara nëse nuk e bën këtë.