Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thonë se kanë nisur sulme me raketa ndaj Izraelit së bashku me Hezbollah, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.
Sektori ushtarak iranian tha se në operacion morën pjesë marina dhe njësia e dronëve e IRGC-së, së bashku me grupin e armatosur libanez me të cilin janë aleatë.
Janë aktivizuar alarme ajrore në Tel Aviv, pjesë të Izraelit qendror dhe disa zona të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Derisa tani për tani nuk ka raportime për viktima apo dëme nga kjo valë e fundit e sulmeve.