Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëzimit të konfliktit, e pranishme edhe SHBA

Azia

Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëzimit të konfliktit, e pranishme edhe SHBA

Më: 14 mars 2026 Në ora: 18:25
Foto ilustruese

Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në ditët në vijim, bisedimet e para që nga fillimi i luftës me Iranin që e ka zhytur Libanin më thellë në konflikt, shkruan Reuters.

Dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të jetë i përfshirë në bisedimet që mund të zhvillohen në Paris ose në Qipro, me mikun e besuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Ron Dermer, që do të kryesojë delegacionin izraelit.

Negociatat pritej të përqendroheshin në përfundimin e luftimeve në Liban dhe çarmatosjen e grupit të armatosur libanez Hezbollah, sipas raportimeve.

Hezbollahu hapi zjarr ndaj Izraelit më 2 mars, duke thënë se po hakmerrej për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Që atëherë, Izraeli ka nisur një fushatë të gjerë bombardimesh kundër grupit të fuqishëm të armatosur libanez, i cili ka vrarë më shumë se 770 njerëz dhe ka zhvendosur qindra mijëra të tjerë, ndërsa Hezbollahu ka qëlluar qindra raketa përtej kufirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat