Momenti kur droni i grupit irakian i mbështetur nga Irani godet bazën ushtarake amerikane në Bagdad

Azia

Momenti kur droni i grupit irakian i mbështetur nga Irani godet bazën ushtarake amerikane në Bagdad

Më: 15 mars 2026 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi irakian i mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, ka publikuar një video me dron nga një sulm ndaj bazës Victory të SHBA-së pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Besohet të jetë hera e parë që grupi ka përdorur me sukses dronin kamikaz për të anashkaluar mbrojtjen amerikane.

Bëhet fjalë për dron të vogël i cili edhe mezi detektohet nga radarët kur i afrohet ndonjë baze ushtarake apo rafinerie nafte.

Në video shihet baza e cila nga operatori i dronit me gjasë fillimisht eksploron terrenin – duke fluturuar mbi objekte të ndryshme.

Pas disa minutave droni përplaset në një prej objekteve të shumta që gjendeshin brenda bazës amerikane në Irak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat