HRANA: Mbi 3,000 të vdekur në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit

Azia

HRANA: Mbi 3,000 të vdekur në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit

Më: 15 mars 2026 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Më shumë se 3,000 njerëz, shumica civilë janë vrarë në sulmet izraelito-amerikane në Iran, sipas të dhënave nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, HRANA.

Sipas agjencisë të paktën 1,319 civilë u vranë përfshirë 206 fëmijë.

Organizata joqeveritare tha se 1,122 ushtarakë ishin vrarë. 599 vdekje të tjera nuk mund t’i atribuohen qartë viktimave ushtarake ose civile.

21 vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit ishin civilë, përfshirë një fëmijë. Numri i fundit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit raportoi të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 10,000 të plagosur si pasojë e sulmeve amerikane dhe izraelite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat