Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

Azia

Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

Më: 7 maj 2026 Në ora: 13:49
Ish-ministrat e Mbrojtjes të Kinës, Wei Fenghe dhe Li Shangfu

Ish-ministrat e Mbrojtjes të Kinës, Wei Fenghe dhe Li Shangfu, janë dënuar me vdekje për akuza korrupsioni, raportojnë mediat shtetërore kineze, sipas agjencisë Reuters.

Sipas vendimit të gjykatës, dënimi me vdekje mund të konvertohet në burgim të përjetshëm nëse gjatë periudhës së pezullimit të dënimit ata nuk kryejnë shkelje të tjera.

Të dy ish-zyrtarët u përjashtuan nga Partia Komuniste e Kinës në vitin 2024, pasi u akuzuan për “shkelje të rënda të disiplinës”, një term që përdoret zakonisht nga autoritetet kineze për raste korrupsioni.

Rasti konsiderohet si një nga goditjet më të forta ndaj drejtuesve të lartë ushtarakë në Kinë gjatë viteve të fundit, në kuadër të fushatës kundër korrupsionit të ndërmarrë nga autoritetet kineze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat