MSh-ja në Liban: Numri i të vdekurve ka shkuar në 2 mijë e 795

Azia

MSh-ja në Liban: Numri i të vdekurve ka shkuar në 2 mijë e 795

Më: 10 maj 2026 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se numri i personave të vrarë gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut ka arritur në 2 mijë e 795.

Kjo ministri dha numrin e përditësuar të viktimave.

Kjo shifër mbulon periudhën nga 2 marsi deri më 9 maj, raporton Sky News.

Në njoftim gjithashtu thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 8 mijë e 586 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat